Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e Partisë Demokratike takim me demokratët e Belshit

Vrasja e të riut shqiptar në SHBA, dyshimet për motivet e ekzekutimit

Vrasja e të riut shqiptar në SHBA, dyshimet për motivet e ekzekutimit

17:04, 19/09/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga mediat amerikane lidhur me vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri në Nju Jork, të premten e 7 shtatorit.

Sipas raportimeve të mediave lokale, një nga pistat ku po hetohet lidhur me krimin është një konflikt mes palëve për çështje që lidhen me marijuanën. Hipotezë kjo që megjithatë pritet të verifikohet apo të hidhet poshtë nga hetimet e mëvonshme.

Një ditë më parë, policët amerikanë kanë arrestuar një të dyshuar në lidhje me vrasjen e te riut shqiptar Grei Frasheri, në Bay Ridge. Ai është 35-vjeçar Anthony Valenti, i cili u akuzua për vrasje në tentativë, posedim armesh. I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen.

Sipas Daily News, Valenti besohet te jete personi i cili ka gjuajtur Frashërit, i cili më pas është goditur nga një sulmues i dytë.

Frashëri u dërgua ne spital por nuk mbijetoi dot nga plagët e marre nga goditja me thikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco