Vuri në rrezik sigurinë e burgut të Drenovës, pezullohet shefi i policisë

Vuri në rrezik sigurinë e burgut të Drenovës, pezullohet shefi i policisë

14:32, 19/09/2018
A+ Aa A-

Pezullohet nga detyra shefi i policisë së burgjeve në Drenovë Adriatik Parisi.

Parisi u pezullua nga Ministria e Drejtësisë I akuzuar se ka vënë në rrezik sigurinë e burgut te Drenoves.

Kjo është hera e dytë që Parisi pezullohet në harkun kohor të dy viteve. Në mars të 2017 u pezullua për futje droge në burg, konkretisht herorinë.

Bashkë me Parisin asokohe u pezulluan dhe 7 punonjës së sigurisë në burgje, po duket se dhe rikthimi i tij  në krye të institucionit nuk ka qenë shumë i gjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco