Pamje të rënda, dhunohet keq nga 5 persona, biznesmeni i njohur i restoranteve në Tiranë

Pamje të rënda, dhunohet keq nga 5 persona, biznesmeni i njohur i restoranteve në Tiranë

10:28, 19/09/2018
A+ Aa A-

Një biznesmen në Tiranë ka mbetur i lënduar, pasi persona ende të paidentifikuar e kanë dhunuar. Ngjarja e rëndë në prag të mesnatës në rrugën ‘Merdar Shtylla’ në Komunën e Parisit. Biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, restorante dhe fast-foode, ka marrë plagë në kokë dhe trup, njofton BW, që publikon dhe fotot. Gjatë dëshmisë së tij, biznesmeni tha se 4-5 persona i kishin zënë pritë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’ dhe më pas ata e kanë dhunuar. Fill pas ngjarjes, Zoga është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se më herët biznesmeni ka denoncuar kërcënimet ndaj tij, por çështja u pushua nga prokuroria. BW shkruan se për ngjarjen e sotme, biznesmeni nuk ka bërë denoncim në polici.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco