Dy burra bien nga pema, njëri ndërron jetë, tjetri përfundon në spital

Dy burra bien nga pema, njëri ndërron jetë, tjetri përfundon në spital

23:49, 18/09/2018
A+ Aa A-

Në dy ngjarje të ndryshme, në Bulqizë e Kukës, dy burra kanë rënë nga pemët.

Për pasojë, një 69-vjeçar në Bulqizë ka qenë më me fat, ndërsa më i pafat ka qenë një 48-vjeçar në Kukës, i cili ka ndërruar jetë.

Komisariati i Policisë Bulqizë

  • Më datë 16. 09. 2018, në fshatin Fushë Bulqizë, ka rënë nga pema, shtetasi V. D., vjeç 69, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kukës

  • Më datë 17. 09. 2018, në fshatin Orgjost, në kopshtin pranë banesës, shtetasi A. Z ., vjeç 48, aksidentalisht ka rënë nga pema dhe ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco