Rrahje ‘fshatçe’ në Babrru, 3, në spital, 3 në pranga, 5 në arrati

Rrahje ‘fshatçe’ në Babrru, 3, në spital, 3 në pranga, 5 në arrati

20:58, 18/09/2018
A+ Aa A-

Një grindje me përmasa të mëdha, në të cilën janë përfshirë 11 persona, ka ndodhur në Babrru. Për pasojë, 3 persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me mjetet të forta. Burime të Policisë Vendore sqarojnë se 3 persona të tjerë janë arrestuar, ndërsa janë shpallur në kërkim 5 persona, tashmë të identifikuar edhe ata.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 17. 09. 2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., Gj. M., L. M., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M., vjeç 22, 30, 34, 30, 29, 27, 23 e 23, banues në Babrru, pasi në Babrru, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasit A. R., E. H., dhe E. H., vjeç 33, 22 e 22, banues në Babrru, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për kapjen e V. P., E. M., N. N., R. N., dhe R. M. Nenet 88 e 150 të Kodit Penal.

Kodi penal

Neni 88

Plagosja e rëndë me dashje

(Ndryshuar paragrafi i dytë me ligjin nr. 144/2013, datë 2.5.2013)

Plagosja e kryer me dashje që ka sjellë si pasojë gjymtimin, shëmtimin ose çdo dëmtim tjetër të përhershëm të shëndetit, ndërprerjen e shtatzënisë, ose ka qenë e rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit të saj, dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur është kryer kundër disa personave, kundër personit që është bashkëshort, ish-bashkëshort, bashkëjetues apo ish-bashkëjetues, gjini e afërt ose krushqi e afërt me autorin e veprës penale, ose kur ka sjellë si pasojë vdekjen, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 150

Shkatërrimi i pronës

Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i pronës, kur pasojat materiale nuk janë të lehta, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco