Vrasja e Marvi Mihalit për karikuesin e telefonit, ja çfarë ndodhi sot në gjykatë …

Vrasja e Marvi Mihalit për karikuesin e telefonit, ja çfarë ndodhi sot në gjykatë …

14:21, 18/09/2018
A+ Aa A-

Bie kërkesa për gjykim të shkurtuar për dy kushërinjtë, Dejvi dhe Eugen Bitraj të cilët akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Mësohet se gjykata po ashtu ka rrëzuar sot kërkesën për veçim të çështjes për vëllezërit Kridens dhe Marsel Allës.

Sipas Gjykatës, gjykimi i shkurtuar do ta dëmtonte çështjen. Marvi Mihali u vra pas sherrit per nje karikues telefoni më 31 korrik të vitit 2017 në zonën e stadiumit “Dinamo”.

Si ka ndodhur ngjarja

Sipas videos, e cila është siguruar nga kamerat private të bizneseve, një nga organizatorët e krimit i bën me shenjë grupit të sulmi, se po vjen Armendi, Marvi dhe Xhoslini. Në atë moment, del në skenë Dejvi Bitraj, i cili shkëmben fjalë me Armendin, por ky i fundit, nuk duron dhe e godet me grusht. Në atë moment, grupi i agresorëve, rrethojnë Marvin, Armendin dhe Xhoslinin.

Edhe pse stërmullari i sherrit ishte Armend Haxhiu, autorët e krimit iu vërsulën brutalisht 22 vjeçarit Marvi Mihalin. Sipas videos, shihet qartë që Marvi as nuk ka sulmuar njeri, as nuk ka goditur njeri, por është qëlluar në mënyrë kriminale nga bashkëmoshatarët e tij.

E gjithë skena e krimit, ndodhi vetëm 40-50 sekonda, dhe autorët largohen qetësisht nga vendngjarja. Marvi Mihali u vra në mes të Tiranës, pa asnjë arsye, pa asnjë faj…ai u vra barbarisht duke mbyllur përfundimisht jetën e dy prindërve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shkurt 201418/09/2018 15:23

Kalbni ne burge birat e kurvave,te denohen me burge te perjetshem,a vritet nji i ri per nji karikues tel.Kyte gje e bejne vetem kriminelte,pore kto ndollin se kriminelte paguajne para e dalin nga burgjet.Fajtori sipas mose drejtesise shqiptare eshte viktima.

Shto koment

Denonco