U jepte 3 euro dhe përdhunonte shoqet e vajzave, arrestohet shqiptari monstër

U jepte 3 euro dhe përdhunonte shoqet e vajzave, arrestohet shqiptari monstër

13:30, 18/09/2018

Një shqiptar 55 vjeç është arrestuar pasditen e të dielës në Rodos pas akuzave për abuzim seksual me të mitur. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke këtë të martë. Media lokale greke "dimokratiki.gr" shkruan se shqiptari ka abuzuar seksualisht me një vajzë 6-vjeçare në vitin 2013 dhe me një 14-vjeçare në vitin 2009 të cilën e kishte edhe të afërme. Hetuesit kanë zbuluar edhe një rast tjetër me një djalë 13-vjeçar në vitin 2008 i cili ishte gjithashtu i afërm i shqiptarit. 

Identiteti i abuzuesit nuk bëhet i ditur por thuhet se ai përfitonte nga fëmijët duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërinë që ata kishin me vajzën e tyre. Një vajzë e abuzuar prej vitesh është ekzaminuar në Spitalin Universitar të Larisës për "kruarje në organet gjenitale". Ajo tregoi që shqiptari e ka sulmuar 2-3 herë në javë dhe ai i jepte 3-4 euro duke i thënë se ajo që bënin ishte normale. Ndërsa një viktime tjetër i janë shfaqur probleme psikologjike. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment