Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Operacion për kapjen e trafikantit në Berat, i gjenden 441 kg kanabis, heroinë dhe... granata

VIDEO/ Operacion për kapjen e trafikantit në Berat, i gjenden 441 kg kanabis, heroinë dhe... granata

10:26, 18/09/2018
A+ Aa A-

Policia e Beratit ka zbuluar 441 kg kanabis, kokainë, heroinë, granata në shtëpinë e një 47-vjeçari me iniciale L.B. Vetë pronari i tyre nuk u gjet në banesë dhe u shpall në kërkim.

Policia e Beratit njoftoi se zhvilloi operacioni e koduar “Kalaja" prej ku shpalli në kërkim 47-vjeçarin L.B,  banues në Berat.  Në kuadër të operacionit u ushtrua kontroll në banesën e L.B në lagjen "13 Shtatori" ku gjeti 441 kg kanabis të përpunuar në formën e çokollatës , 2.5 kilogramë heroinë, një sasi kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive si dhe peshore elektronike

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake” parashikuar nga nenet 283/1, 278 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco