Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Prangosen tre shqiptarë, sekuestrohen 128 kg marijuanë në Igumenicë

Prangosen tre shqiptarë, sekuestrohen 128 kg marijuanë në Igumenicë

13:19, 14/09/2018
A+ Aa A-

Policia greke ka sekuestruar mbi 128 kg marijuane në dy operacione të ndryshme në kufirin greko-shqiptar pranë Igumenicës.

Në aksionin e mëngjesit të sotëm në Petusiou, Igumenicë, u ndalua një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër në të cilin u gjetën dhe sekuestruan 41 pako me 77 kg 270 gram marijuanë. Policia ka vënë në pranga shoferin shqiptar 30-vjeç.

Ndërkohë që pas mesnate në rrugën bujqësore në Drimitsa, Igumenicë, u kapen dy shtetas shqiptare 24 dhe 29-vjeç, teksa transportonin në këmbë çanta që përmbanin 48 pako me 51 kg 10 gram marijuanë. Në total janë sekuestruar 128 kg 280 gram marijuanë, 1370 euro, 3 celulare, 1 automjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco