Forcat speciale ndërhyjnë me bujë në Vlorë, por shoqërojnë vetëm një person

Forcat speciale ndërhyjnë me bujë në Vlorë, por shoqërojnë vetëm një person

13:02, 14/09/2018
A+ Aa A-

FNSH dhe forca të tjera speciale kanë “zbarkuar” këtë mëngjes në qytetin e Vlorës. Sipas raportimeve  pas aksionit blic vetëm një person ka përfunduar në prangat e policisë.

Nuk ka detaje për operacionin por nga policia është thënë se janë sekuestruar armë dhe drogë. Aksioni po vijon normalisht, kryesisht në lagjen “Partizani” të qytetit. Uniformat blu kanë saktësuar se kanë sekuestruar gjithashtu 50 kilogramë lëndë narkotike të llojit hashash. Kujtojmë se përpara “sulmit në  Vlorën, forca policore speciale kanë ndërhyrë në Shkodër, Nikël dhe vende të tjera që njihen si mjaft problematike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco