VIDEO/ 'Kjo është dhoma ku Policia dhe RENEA shtinë me armë dhe ma plagosën gjyshin në krevat'

VIDEO/ 'Kjo është dhoma ku Policia dhe RENEA shtinë me armë dhe ma plagosën gjyshin në krevat'

12:10, 14/09/2018

Kjo është dhoma në fshatin Remas të Lushnjes, ku 77-vjeçari Haxhi Lika mbeti i plagosur pas një operacioni nga forcat RENEA-a që i rrethuan shtëpinë, pasi dyshuan se aty fshiheshin persona në kërkim. 

Nipi i të moshuarit tregon se gjyshi ishte në krevat kur u plagos në kokë dhe hedh poshtë versionin e Policisë se ai ka qëlluar mbi forcat RENEA me çifte.

Ndiqni videon dhe në fund, njoftimin e plotë të Policisë së Shtetit. 

Nipi: "Erdhi Policia në orën 4 të mëngjesit, Policia dhe RENEA. Siç e shikoni edhe vetë kanë shtënë me armë. Kanë qëlluar gjyshin, i cili ka qënë i shtrirë në krevat. Në momentin që ka qënë duke u ngritur, e kanë qëlluar në kokë dhe është i plagosur, është në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Quhet Haxhi Lika, 85 vjeç. Ju lutem, ta bëni publike këtë video.”  

Policia e Shtetit: Në zbatim të Planit Operacional për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore për veprën penale të vrasjes, forcat speciale RENEA rreth orës 05.30 kanë ushtruar disa kontrolle banesash në fshatin Remas të Lushnjes.

Ndër to edhe banesën e shtetasit H.L., 77 vjeç, pasi disponohej informacion se në këtë banesë strehoheshin dy shtetas të dyshuar si autorë vrasjesh.

Në momentin që Policia ka bërë rrethimin e banesës dhe konform gjithë procedurave standarde të ndërhyrjes, shtetasi H.L., nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë, por ka dalë në dritare me një armë në dorë (rezultoi armë gjahu).

Ndodhur në këto kushte Policia ka qëlluar në ajër duke i bërë thirrje përsëri shtetasin H.L., për të dalë nga banesa.

Në rrethana ende të paqarta shtetasi H.L., është dëmtuar në kokë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Eksperti mjeko-ligjor po punon për përcaktimin e shkakut të dëmtimit dhe rrethanat.

Policia e Shtetit u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të ndihmojnë Policinë për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe t'u përgjigjen thirrjes së Policisë duke zbatuar kërkesat dhe urdhrat e saj.

Nga ana tjetër, Policia falënderon qytetarët për ndihmën dhe bashkëpunimin, duke besuar fort se të gjithë bashkë e bëjmë këtë vend më të qetë e të sigurt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku14/09/2018 13:04

Hajde trima me fletë hajde, policia që dum dum, e plagosën për spital në orën 4 të mëngjesit kriminelin 85 vjeçar. Doli me çifte në dritare. Po me çfarë të dilte në 4 të mëngjesit, errësirë e plotë, me ndonjë tufë lule? Ku e bën dot dallimin në mes të natës e të gjumit në se janë banditë me uniforma apo me çorap në kokë (maska)? Në çfarë halè vënd jetojmë?

Loran shehu14/09/2018 12:59

Po kta jan ber si terrorista

Bobi vl 14/09/2018 12:51

Shume mire Ja kane bere duhet ti pergjigjet policis jo te qelloj me cifte !

Shto koment