Lajmi i fundit

Adi Krasta në 'A Show'

Rrahën gazetarët?! Reagojnë muxhahedinët: Hynë fshehurazi, po përdoren nga inteligjenca e Iranit!

Rrahën gazetarët?! Reagojnë muxhahedinët: Hynë fshehurazi, po përdoren nga inteligjenca e Iranit!

15:07, 19/08/2018
A+ Aa A-

Një incident mësohet të ketë ndodhur në kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, rreth një javë më parë, ekzaktësisht më 10 gusht. Mësohet se një grup gazetarësh të huaj që pretendohet se kishin shkuar në emër të televizionit britanik “Channel 4”, nuk janë lejuar që të filmojnë. Burime jozyrtare nga shërbimet e sigurisë thonë për tvklan.al se gazetarët e huaj nuk kishin marrë leje për të filmuar në këtë kamp. Ndërsa nga policia shqiptare nuk ka asnjë komunikatë zyrtare se çfarë ka ndodhur më 10 gusht në kampin e muxhahedinëve.

Ndërkohë, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), një organizatë politike me seli në Francë që përkrah muxhahedinët(këta të fundit janë kundërshtarë të regjimit iranian), ka një variant tjetër për ngjarjen.

Në një njoftim zyrtar, kjo organizatë politike thotë se gazetarët e huaj që shkuan për të filmuar në kampin e Manzës në Durrës, punojnë për Inteligjencën e Iranit.

Në komunikatën e tyre thuhet se: “Një grup personash të një televizioni britanik hynë fshehurazi dhe pa njoftuar në vendbanimin e muxhahedinëve dhe filmuan brenda kampit. Agjentët e sigurisë shqiptare të cilët panë këtë akt të dyshimtë dhe të paligjshëm, kërkuan që të ndalonin regjistrimet dhe të dorëzonin filmimet. Por ky grup, që u prezantuan si britanikë që punonin për Channel 4, injoruan këtë kërkesë dhe vazhduan punën deri sa policia shqiptare i shoqëroi. Në komisariat u saktësua se një nga këta persona kishte kartë të një televizioni britanik që kishte skaduar në Mars 2018. Dy të tjerët që ishin prezantuar si britanikë, refuzuan të jepnin letërnjoftimet”.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit thotë gjithashtu se pamjet e filmuara prej tyre, të nesërmen u shfaqën në Facebook-un e Massoud Khodabandeh, një agjent i Inteligjencës iraniane dhe në një faqe tjetër interneti të drejtuar nga regjimi i Iranit. Por këto pamje, thotë NCRI, u hoqën nga interneti më 12 Gusht.

Muxhahedinët e strehuar në vendin tonë, akuzojnë këtë grup të huaj gazetarësh të kanalit britanik “Channel 4” se po përdoren nga Inteligjenca iraniane. Ndërkohë që ky pretendim është hedhur poshtë nga pala tjetër. Për këtë incident të ndodhur më 10 Gusht dhe që është mbajtur i fshehtë, NCRI ngre disa pyetje:

1-Cili është misioni i ekuipazhit të dyshimtë, që zgjodhi këta anëtarë dhe mbi cilat kritere u mbështetën?

2-Pse filmimet u regjistruan fshehurazi?

3-Pse ky ekip i publikoi filmimet në faqet iraniane?

4-Me cilët persona të tjerë janë ndarë këto filmime?

5-Të gjitha regjistrimet dhe filmimet duhet t’u kthehen muxhahedinëve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të mos i jepen askujt tjetër.

Gjatë javëve të fundit, autoritetet amerikane kanë ngritur alarmin se Inteligjenca iraniane ka dërguar agjentë në Evropë për të kryer sulme terroriste kundër kundërshtarëve të regjimit, pra muxhahedinëve, një pjesë e të cilëve ndodhen të strehuar në vendin tonë. Për rastësi me datën kur ndodhi incidenti me muxhahedinët në Manëz të Durrësit, po në 10 gusht në Shqipëri doli lajmi se ishte kërcënuar ministri Pandeli Majko.

Kanali amerikan “Fox News” raportoi se Majko ishte vënë në dijeni nga agjentë amerikanë se ndaj tij ka kërcënime nga Inteligjenca e Iranit. Fox News njoftoi se amerikanët i kanë kërkuar të rrisë sigurinë pasi shërbimet inteligjente kishin zbuluar një kërcënim kundër tij që vinte nga Irani, për shkak të mbështetjes që ministri u ka dhënë muhaxhedinëve dhe kauzës së tyre./klan.tv 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber19/08/2018 21:46

Berisha i pari dhe Rama me Majkon na futen ne kete "valle". Per interesa pushteti, e te duken te zellshem te amerikanet futen ne Shqiperi terroriste, qe jane si bombe me sahat. Pak kemi hallet tona me krimin e fukarallekun po edhe kete kishim mangut. Keta jane si puna e ISIS, organizates kriminale qe e krijuan e financuan dhe e mbeshteten, ShBA, Arabia Saudite, Israeli duke sajuar perallen se jane demokrate qe luftojne diktatorin Asad. Tani po perkrahin ca teroriste te tjere vetem se jane kunder qeverise se Iranit. CIA ka histori te gjate me perkrahjen e grupeve terroriste te pakten qe me Talebanet e Afganistanit, vetem pse ishin kunder Ruseve. Keta kriminele jane kontigjente qe perdoren per te interesa te perendmit.

Shto koment

Denonco