Çfarë po ndodh...?! Në 24 orë 5 tentativa për vetëvrasje..., njëri përfundon me pranga në spital

Çfarë po ndodh...?! Në 24 orë 5 tentativa për vetëvrasje..., njëri përfundon me pranga në spital

21:29, 17/08/2018
A+ Aa A-

Depresioni vazhdon të jetë një fenomen shqetësues. Çdo ditë, nuk mungojnë njoftimet për tentativa vetëvrasjesh, apo edhe për vetëvrasje. Bazuar nga shifrat, vetëm në 24 orët e fundit, dy meshkuj dhe tre femra kanë tentuar ti japin fund jetës, në gjithë Shqipërinë. Fatmirësisht nuk kanë arritur, duke përfunduar në spital. Në një rast, një burrë në Durrës, ka shkuar në spital me pranga në duar...

Komisariati i Policisë Nr. 3, Tiranë

  • Më datë 16. 08. 2018, në Laprakë, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasja B. R., vjeçe 31, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Durrës

  • Më datë 16. 08. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H. T., vjeç 61, banues në fshatin Shkallë, pasi në fshatin Shkallë, në kushtet e depresionit, ka tentuar të vrasë veten me armë zjarri, e cila u bllokua në cilësinë e provës materiale. Shtetasi H. T., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 278/2, 99 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

  • Më datë 16. 08. 2018, në banesë, është vetëhelmuar me pesticide, shtetësia S. H., vjeçe 24, banuese në Prrenjas, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

  • Më datë 16. 08. 2018, shtetasja M. S., 37 vjeç, është vetëhelmuar me ilaç, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Delvinë

  • Më datë 16. 08. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A. H., vjeç 21, banues në Delvinë, pasi në banesë, ka goditur veten e tij me thikë e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 i Kodit Penal. SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leka 17/08/2018 22:37

Asgjë për t'u çuditur. Shihni ku jetojmë. As shtet as polici as punë as siguri. Asnjë motiv a shpresë për të nesërmen. Çdo ditë më e keqe se dje.

Shto koment

Denonco