Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, prangoset marokeni përgjegjës dhe me precedentë

Aksidentohet për vdekje shqiptari në Itali, prangoset marokeni përgjegjës dhe me precedentë

20:31, 16/08/2018
A+ Aa A-

Është arrestuar sot në Itali, përgjegjës për aksidentin me vdekje të një shqiptari. Aksidenti ndodhi më 6 gusht në Milano dhe viktima ishte një shqiptar 64-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital, tre ditë pas aksidentit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se i arrestuari, si përgjegjës i aksidentit, është një shtetas 21-vjeçar maroken, me inicialet M. N., me leje qëndrimi të skaduar dhe me precedentë të mëparshëm të trafikut drogës dhe posedimit të armëve.

Hetimet shënuan pikën e kthesës kur u gjet pas aksidentit, vetura e braktisur në Via Campazzino. Megjithatë, nuk ishte e mundur që të arrihej menjëherë te identifikimi i autorit, sepse makina ishte regjistruar në emër të një shtetasi tjetër.

Bazat për identifikimin e autorit të aksidentit, ishin shenjat e gishtave të gjetura në makinë , si edhe kamerat e sigurisë, pranë vendit të aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco