Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

FOTO/ Aksident tragjik, humb jetën në Itali babi shqiptar i një fëmije 2-vjeçar. Emri

FOTO/ Aksident tragjik, humb jetën në Itali babi shqiptar i një fëmije 2-vjeçar. Emri

20:04, 16/08/2018
A+ Aa A-

Një 22 vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi ka pësuar aksident me motor. Mediet italiane raportojnë se aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Fano, pranë Ankonas. Shqiptari, Gersi Ura, 22 vjeç, baba i një vajze 2 vjeçe, ishte duke u kthyer nga puna në momentin e aksidentit.

Viktima punonte si kamarier në një restorant të qytetit, ndërsa udhëtonte me skuterin e tij, kur papritmas dhe për arsye ende të pa sqaruara, ai humbi kontrollin e mjetit duke u përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

I riu ka lënë pas gruan dhe një vajzë 2 vjeçe.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes e njoftuar nga dëshmitarët, por fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nisi hetimet për shkaqet e aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco