FOTO/ Aksidentohet për vdekje shqiptari në SHBA, la pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç. Emri

FOTO/ Aksidentohet për vdekje shqiptari në SHBA, la pas bashkëshorten dhe djalin 12 vjeç. Emri

21:21, 15/08/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon. Viktima, sipas mediave lokale është 36-vjeçari Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

Lako ishte në pasagjer në një furgon tip “Ford”, që drejtohej nga një 53-vjeçar shqiptar, me banim po në Illinois. Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 gushtit. Lako, i cili raportohet se e kishte vendosur rripin e sigurimit, mbeti i vdekur për përplasja. Ndërsa shqiptari tjetër u dërgua në spital. Edhe drejtuesi i automjetet tjetër të përfshirë në aksident bashkë me një fëmijë që ishte pasagjer në të, mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spital, raporton media lokale “Argus Observer“.

Në faqen online “GoFundMe”, një platformë për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht apo ngjarje të rëndësishme të jetës, është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit. Aty, synohet të mblidhen 30,000 dollarë për të ndihmuar bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar të viktimës.

“Mitilditi ka lindur në Pogradec, Shqipëri më 5 maj 1982 dhe ka ardhur në Çikago (Elmwood Park, IL) për një jetë më të mirë”, lexohet në njoftimin në GoFundMe.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco