Detaje të reja, vrasës me pagesë për  “kontratën e vdekjes“ për 36-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua në Athinë

Detaje të reja, vrasës me pagesë për “kontratën e vdekjes“ për 36-vjeçarin shqiptar që u ekzekutua në Athinë

18:54, 15/08/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja zbardhen nga mediat greke, lidhur me ekzekutimin e një 36-vjeçari shqiptar në Athinë rreth mesnatës. Sipas raportimeve të fundit, dyshimet janë se është zbatuar një “kontratë vdekje”, pra shqiptari është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Ende nuk është bërë me dije identiteti i tij, teksa detaji i vetëm që thuhet deri më tani është se trupi i tij i pajetë u gjet në kryqëzimin e rrugëve Makris dhe Parnithos në lagjen Kypseli.

Policia ka nisur një hetim për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në qendër të qytetit.

Mësohet se ai u gjet gjysmë ore pas mesnate në rrugë i pajetë. Hetimet paraprake thonë se motivi i krimit ka lidhje me larje hesapesh. Por po hetohet në disa pista.

Mediat greke shkruajnë se ai u ekzekutua poshtë pallatit, pasi kishte parkuar motorin. Shqiptarin e prisnin në shtëpi gruaja shtatzënë dhe fëmija i tyre i mitur.

Mësohet se pasi ka marrë vesh lajmin, gruaja e tij ka pësuar shok.

Hetuesit janë duke mbledhur prova dhe morën dëshminë e vëllait dhe familjarëve të viktimës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco