FOTO/ Këta janë dy shqiptarët që vdiqën në Genova

FOTO/ Këta janë dy shqiptarët që vdiqën në Genova

10:43, 15/08/2018
A+ Aa A-

‘Marjus Djerri dhe Edi Bokrina, nga ana tjetër, ishin në furgonin Qubo të EuroPulizia. Duhej të shkonin në punë në një kompani në Rapallo.

U nxorën nga rrënojat para mamasë, babait dhe grave të tyre’, shkruajnë mediat italiane,

Edhe ambasada e Shqipërisë në Itali ka konfirmuar vdekjen e dy shqiptarëve në tragjedinë e Genovas.

Marjus Djerri është 22 vjeç nga Shijaku, ndërsa Edi Bokrina mendohet se është nga Shkodra.

Të dy kanë qenë duke udhëtuar me makinë për të shkuar në punë, por janë gjendur në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

Fatkeqësisht të dy humbën jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco