Zbulohen mesazhet/ Çfarë i shkruajti Ritvan Zykaj vëllait, pasi vrau 8 njerëz

Zbulohen mesazhet/ Çfarë i shkruajti Ritvan Zykaj vëllait, pasi vrau 8 njerëz

10:48, 14/08/2018
A+ Aa A-

Vëllai i autorit të masakrës në Selenicë të Vlorës ka qenë ndërmjetësuesi kryesor dhe ai që ka bindur Ritvan Zykajn që të dorëzohet në polici pas krimit makabër që kreu të premten që kaloi.

Sipas Gazetës Panorama, Hoveljando Zykaj, i cili është 3 vjet më i madh se Ritvani ka negociuar gjatë kohës që i vëllai ishte në arrati, derisa ka arritur të bindë të dorëzohet.

Ai e pyeste vazhdimisht se ku ishte dhe ai i përgjigjej se ndodhej rrotull fshatit, ndërsa në një nga mesazhet që i ka dërguar vëllait, Ritvani ka treguar edhe shenja pendese për krimin e kryer.

‘Bobo çfarë kam bërë’, ka qenë një nga SMS-të.

Pak sekonda para se t’i fikej telefoni, ai tregoi adresën e përafërt se ku fshihej, pikërisht ne vendin e njohur si ‘Çezma e misrit’.

Pas arrestimit, autori nuk ka bërë rezistencë dhe ka ngritur duart lartë. Ndërkohë, në dëshminë e parë në polic, Ritvani ka thënë se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend se çfarë kishte bërë.

Një ditë më parë, ai doli para gjykatës e cila vendosi për të masën e sigurisë ‘arrest me burg’, i akuzuar për vrasjen e 8 personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco