Aksident i rëndë në Fier, shoferi e lë të plagosurin në rrugë

Aksident i rëndë në Fier, shoferi e lë të plagosurin në rrugë

08:40, 14/08/2018
A+ Aa A-

Një 55-vjeçar nga fshati Portëz ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Fierit pasi është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, ku mjeti tip ‘Opel’, në emër të një 54-vjeçari, por që nuk saktësohet nëse ka qenë ai në timon ka përplasur Y. A., 55 vjeç.

‘Në datën 13.08.2018, rreth orës 23:10, në fshatin Portëz, automjeti tip “Opel” në emër të shtetasit V.P, 54 vjeç, ka aksidentuar shtetasin Y.A, 55 vjeç, banues në fshatin Portëz, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Drejtuesi i mjetit pasi e ka goditur këmbësorin është larguar në këmbë nga vendngjarja dhe mjetin e ka lënë aty”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco