‘Lufta’ në Kamzë, policia zbulon detaje të reja

‘Lufta’ në Kamzë, policia zbulon detaje të reja

08:26, 14/08/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në zonën e Kamzës.

Një shtëpi dhe një lokal janë sulmuar me armë dhe më pas edhe me eksploziv.

Ngjarjet kanë ndodhur në pronën e Shkëlqim Halilit, që sipas të dhënave të policisë është person me precedentë penalë.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale:

Informacion paraprak nga Policia Tiranës:

Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën ‘Bulevardi Blu’, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të  banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco