Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Luftë’ në Kamzë, breshëri dhe eksploziv në një lokal

‘Luftë’ në Kamzë, breshëri dhe eksploziv në një lokal

08:10, 14/08/2018
A+ Aa A-

Një shpërthim i fuqishëm zgjoi Kamzën sot.

Lokalit në pronësi të Shkëlqim Halilit iu vendos një sasi e konsiderueshme eksplozivi.

Por ne skenë dalin detaje të reja. Përpara se të ndodhte shpërthimi ka pasur të shtëna me arme.

Konkretisht është qëlluar në drejtim të lokalit por edhe banesës së shtetasit Shkëlqim Halili.  

Familja Halili ka bërë me dije se nuk ka konflikte me ndonjë person, por sipas policisë Shkëlqim Halili është një person me precent penal. Tani policia po shqyrton edhe pistën tjetër ku atentati mund të jetë bërë për larje hesapesh.

Informacion paraprak nga Policia Tiranës:

Më datë 14.08.2018, rreth orës 02:07, në rrugën “Bulevardi Blu”, në Kamëz, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. H., është hedhur një sasi lënde plasëse e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në dy mjetet e parkuara në oborrin e banesës.

Gjithashtu autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të  banesës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco