FOTO/ Aksidenti i rëndë, vdes shqiptari në Itali

FOTO/ Aksidenti i rëndë, vdes shqiptari në Itali

09:26, 10/08/2018
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë në spital një 64-vjeçar shqiptar.

Ai u përplas 4 ditë më parë në Milano, ndërsa shoferi që shkaktoi aksidentin e kishte lënë në rrugë duke u larguar.

Mediat italiane kanë bërë të ditur sot se, shqiptari ka humbur jetën në spital, duke mos u mbijetuar dot plagëve të marra.

Në datën 6 gusht 2018, shqiptari po udhëtonte me biçikletë kur është përplasur dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Alarmin për aksidentin e dha një shofer tjetër që e ka gjetur 64-vjeçarin shqiptar të lënë në rrugë dhe pa ndjenja.

Autoambulancat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë stabilizuar gjendjen e shqiptarit. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco