VIDEO/ Ekzekutimi në Shkodër, vijnë pamjet e para nga vendi i krimit

VIDEO/ Ekzekutimi në Shkodër, vijnë pamjet e para nga vendi i krimit

08:27, 10/08/2018
A+ Aa A-

Policia ka dhënë detajet e para për ekzekutimin e ndodhur në Shkodër.

Sipas policisë është qëlluar për vdekje, duke u lënë i vrarë Fatbardh Liçi. Ky i fundit dyshohet se ka qenë pjesë në një krim tjetër, në vrasjen e Astrit Kurmemaj.

Ndërsa nga pamjet dallohet se 53-vjeçari Liçi është qëlluar në një kafene në rrugë.

Informacion paraprak nga Policia e Shkodrës:

Me 10.08.2018 rreth orës 07:15 jemi njoftuar se në lagjen Guerile, Shkodër, është vrarë me armë zjarri shtetasi F. L. 53 vjeç, banues në lagjen Guerile Shkodër.

Menjëhere kanë shkuar forca të shumta të policisë dhe janë ngritur pika kontrolli ku po behet dhe krehja e zones për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve

Gjithashtu në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip Benz i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje dhe zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco