Paundët e kapura në Durrës, ja të kujt janë. Emrat

Paundët e kapura në Durrës, ja të kujt janë. Emrat

08:38, 22/07/2018

Gjatë kontrollit të policisë kufitare në portin e Durrësit, efektivët kanë gjetur sasi paund të padeklaruar tek tre qytetarë shqiptarë. Nga burimet zyrtare mësohet se ditën e djeshme, një sasi paund e padeklaruar iu gjetën në çantë dhe u bllokuan, 38-vjeçares me inicialet N. M.,  gjatë kontrollit në mjetin tip ‘Audi’ që drejtohej prej saj.

Për këtë rast policia njofton se veprimet do të kryhen nga DVP Durrës.

Ndërkohë që Policia sekuestroi para edhe në një rast tjeter në “Portin e Durrësit”. Sipas të dhënave të policisë, mësohet se shifra totale është 22 800 paund, të cilat transportoheshin nga dy shtetas.

“Më datë 20. 07. 2018 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Brisilda Xhemali Mebelli,  Fatos Enver Gjura të datëlindjes 05.05 1986 dhe 06.04. 1977 banues në Gjermani dhe Angli me arsim 12 klasë sepse në orën 13:30, janë kapur në flagrancë në pikën kufitare “Port Durrës”, me një sasi të konsiderueshme kartmonedhash Paund Angleze të padeklaruara. Brisilda Mebelli me shumën 15800 paund dhe Fatos Gjura me shumën 7000 paund”, shkruan policia.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së shkallës së Parë Durrës, sipas neneve 179/a dhe 25 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment