Media belge i referohet SYRI.net: Paraja e krimit udhëton me Toyota Yaris, pse kjo heshtje e thellë?!

Media belge i referohet SYRI.net: Paraja e krimit udhëton me Toyota Yaris, pse kjo heshtje e thellë?!

12:52, 21/07/2018
A+ Aa A-

Drogë, prostitucion, bingo, paraja e krimit e grumbulluar në Belgjikë udhëton në thasë

Kemi marrë vesh që me dt 24 Qershor të këtij viti, një operacion i Interpolit Itali ka  përfunduar me ndaljen, nga doganat shqiptare, në portin e Durrësit të dy makinave.

Këta makina ishin pjesë të një ngarkimi të 9 mjeteve transporti – 7 Toyota Yaris, 1 Opel dhe 1 Alfa Romeo – të transportuar nga Belgjika me kamion dhe të vendosura në një anije në Bari.

Mediat shqiptare (mes tyreSyri.net) përhapën lajmin se kontrollimi i dy Toyota-ve Yaris ka bërë të mundur zbulimin e disa thasëve të cilët, në total, përmbanin rreth 3.4 million euro kesh.

Saktësisht :3.470 milion në bileta të 20,50 dhe 100 euroshe.

Asnjë false, dhe gjithnjë sipas mediave, të holla që rrjedhin nga aktivitete kriminale.

Shoferi i kamionit Renault është arrestuar. Organet e hetuesisë e gjetën biznesmenin që  ka porositur makinat, njëfarë A. M.

Etapa tjetër synonte të demaskohet dërguesi i makinave nga Belgjika. Sepse mediat treguan që :-Dërguesi ndodhet në Belgjikë.

Ndërsa një tjetër media :-…prej Belgjike.

Për kolegët tanë shqiptarë, do ishte iluzion të mendohet që kjo ardhje e parave të pista mund të jetë një çështje e izoluar.

Dhe të gjithë ata që e pyesnin veten se si mjedisi kriminal (drogë, gra, bingo) ia dilte për ta tejkaluar kontrollin bankar dhe ligjet e pastrimit të parave, e gjejnë shpjegimin tek çështja e Toyota-ve të portit të Durrësit.

Por pse doganierët të informuar nga Interpoli Romë e kanë kontrolluar këtë ngarkesë ?

Sepse e kishin shumë të vështirë të vepronin ndryshe.

Në të vërtetë, 3 ditë më herët, kryetari i Partisë Demokratike, në opozitë, paralajmëroi haptazi në Parlament që shqiptarët do të mësojnë së shpejti se pse një deputet i caktuar mungonte në Parlament dhe gjendej jashtë shtetit.

Guxoi të afirmoj në tribunë se ky politikan takonte në Gjermani mafioza të shqetësuar për riatdhesimin e parave të tyre të pista.

Çdokush e ka bërë lidhjen  tri ditë më vonë dhe e ka kuptuar çfarë donte të thoshte Lulzim Basha.

Madje, ky i fundit e saktësoi, te “Zëri i Amerikës”, që ka përfituar informata të transmetuara nga shërbime të sigurimit të vendeve partnere.

Sa për deputetin që Basha akuzonte, ai është një politikan i njohur, i ngarkuar me çështjet e Integrimit Europian.

Mediat kanë folur tri ditë për çështjen e 3.4 milion euro.

Prej asaj kohe, heshtje e thellë për sa i përket vazhdimit të hetimit.  Ashtu si është heshtje e thellë në Belgjikë.

Nuk ka qenë e mundur të mësojmë nëse një hetim është hapur tek ne dhe a është në vazhdim e sipër. /Marrë nga, “La Dernier Heure”, Përgatiti SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    gramoz21/07/2018 14:29

    Perse kjo heshtje e thelle thone medjat belge, kjo eshte shume e thjeshte, te gjitha organization mafioze kane nje kod kryesor ate te heshtje ose then ndryshe omerta. Keshtu dhe shteti jone si organizate mafioze me ne krye edver kokainen nuk ka si te veproje ndryshe. Mafiozet kane nje shprehje, kush nuk sheh, kush nuk degjon, kush nuk flet jeton gjate.

    Shto koment

    Denonco