Ishte me pushime në Dhërmi, vdes burri nga Durrësi

Ishte me pushime në Dhërmi, vdes burri nga Durrësi

16:40, 20/07/2018
A+ Aa A-

Një 59-vjeçar nga Durrësi, i cili ishte me pushime në Dhërmi, ka humbur jetën ditën e djeshme.

Sipas njoftimit të policisë së Vlorës, shtetasi me inicialet D. H., teksa ishte në plazhin e jugut ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është nisur për në spitalin ‘Nënë Tereza’, Tiranë.

Fatkeqësisht 59-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës pasi ka pësuar atak kardiak, bëjnë me dije burimet zyrtare.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për hetime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco