Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit

20:31, 19/07/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndohur pasditen e djeshme në Rrugën e Kombit.

Një 48-vjeçar me inicialet T. Z., duke udhëtuar me një motor ‘Harli Davidson’ ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Për pasojë, 48-vjeçari është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Lezhës:

Më datë 18.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin T. Z., vjeç 48, pasi dyshohet se në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash, në Reps, duke drejtuar motorin “Harli Davidson”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësin e rrugës, duke marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco