Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

FOTO/ Çudia, flet burri i pastrehë i dënuar me ‘arrest shtëpie’ për përndjekje: Ajo më hëngri lekët pensionit... Emri

FOTO/ Çudia, flet burri i pastrehë i dënuar me ‘arrest shtëpie’ për përndjekje: Ajo më hëngri lekët pensionit... Emri

20:27, 19/07/2018
A+ Aa A-

Një 65 vjeçar i pastrehë kërkon që të jetojë në azil, por fati i rezervon herë pas herë qelitë e burgut. Ai është i moshuari më i vjetër që është dënuar disa herë për përndjekje.

“Herën e parë u dënova pesë muaj burg, herën e dytë 1 vit e gjysmë, tani jam arrest me burg prapë”, u shpreh Gjergj Pergjivuka , i dënuar.

Ky është rrëfimi i Gjergj Pergjivukës. 65 vjeçari , që është i pastrehë, vitet e fundit i ka provuar disa herë burgun e prangat, raporton Top Channel.

Në të gjitha rastet ka përsëritur të njëjtin krim kundër një 36-vjeçare. Siç thotë policia ai vazhdon ta përndjekë gruan me inicialet S. P., duke kërkuar marrëdhënie me të.

Por në përfundim të seancës së radhës kundër tij i moshuari këmbëngul se nuk është përndjekës.

“Më ka vjedhur lekët e pensionit. Më shihte te zyra e pensionit e më thoshte: ‘A të bie ndërmend noj herë për mua’. Tre herë burg për të njëjtin person”, tregon 65-vjeçari, duke mohuar që ta ketë përndjekur.

I pyetur se si e përndiqte ai tregon...

“Ajo ishte duke kaluar, unë po pija kafe. Burri i saj më kërcënoi, unë njoftova policinë. Policia mori dëshminë e asaj, mua më futën në burg”.

Për paradoks i moshuari gjendet nën arrest shtëpie pa pasur një adresë fikse, pasi nuk ka shtëpi. Por i moshuari shpreson që arrestimi i radhës ta gjejë një azil.

“Durimi im ka mbaruar, i vetmuar, pa azil, mbeta rrugëve”, shprehet Gjergj Përgjivuka.

Rekordin e dënimeve për përndjekje e mban i moshuari E. Gruda, i cili është dënuar 6 herë për të njëjtën vepër.

Ndërkohë në total janë nën gjykim 22 të pandehur, prej të cilëve 14 janë të moshës së tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco