Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Plagoset i kërkuari gjatë luftës me Policinë në Radhimë. Emri

Plagoset i kërkuari gjatë luftës me Policinë në Radhimë. Emri

17:56, 19/07/2018
A+ Aa A-

Nga shkëmbimi i zjarrit sot, në Radhimë, mposhte se është plagosur i kërkuari nga Policia. Ai është Jorgaq Gjini, 38 vjeç nga Vlora.

Gjini ka qenë një person i kërkuar, i cili i është përgjigjur me zjarr, tentativës së policisë, për ta arrestuar. Nga ana e saj, edhe Policia është kundërpërgjigjur me armë, duke e lënë atë të plagosur.

Policia kishte të dhëna se personi i kërkuar, jetonte në një banesë në Radhimë, ndërsa frekuentonte edhe lokalet e zonës. Pas sinjalizimeve, Policia ka rrethuar zonën. 

Kjo është herë e dytë në pak javë që ngjarje të tilla sjellin frikë dhe panik te turistët në jug. Në Dhërmi në datë 8 qershor pati disa të shtëna me armë në një disko, pas një sherri mes disa personave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco