Aksident i rëndë në Lushnje, një i vdekur

Aksident i rëndë në Lushnje, një i vdekur

17:51, 19/07/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Divjakë, ku për pasojë ka humbur jetën një 46-vjeçar.

Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Policisë së Lushnjes.

Sipas tyre, 46-vjeçari me inicialet K. T., ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Njoftimi i policisë së Lushnjes:

Në datën 19.07.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Zharnec, Divjakë, shtetasi K.T, 46 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke drejtuar motomjetin tip “Yinxiang”, ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motomjetit, i cili ka humbur jetën gjatë rrugës për në spitalin e Lushnjes.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco