15 mijë euro borxh për drogën, konflikti që çoi në vrasjen e Kejsi Hysës

15 mijë euro borxh për drogën, konflikti që çoi në vrasjen e Kejsi Hysës

17:24, 19/07/2018
A+ Aa A-

Kejsi Hysa u vra për drogë dhe u varros në një parcelë me hashash. Këto detaje i ka dhënë vetë bashkëpunëtori në vrasje Hysni Ramaj, i cili u la nën masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Krujës.

Gjatë deklarimit në polici, Ramaj tregoi se konflikti mes 34-vjeçarit Kejsi Hysës dhe tij ka ndodhur sepse ky i fundit i kishte lënë në ruajtje 50 kg kanabis të cilat autori Ramaj i kishte humbur.

Për sasinë e kanabisit të humbur, Hysa i kërkonte 15 mijë euro dhe për t’ia kthyer e kërcënonte Ramajn se do i merrte shtëpinë e gjithçka kishte.

“News 24” ka arritur të zbardhë detaje nga krimi i rëndë. Në rrëfimin para policëve, Ramaj tregon se ditën e ngjarjes se bashku me Agron Tufën po punonin tek një parcelë me hashash e cila ndodhet në një vend të shpyllëzuar pranë varrezave te fshatit Shelqetit.

Kanë telefonuar Kejsi Hysën dhe i kanë thënë të vijë të marrë borxhin. Një orë pas telefonatës Keisi mbërriti tek ata me makinën e tij Golf 5, me ngjyre gri. Ramaj i ka dorëzuar Hysës 1 milion lekë të vjetra dhe i ka thënë se pjesën tjetër të parave nuk e kishte. Kjo ka sjellë debat mes tyre dhe Kejsi Hysa i ka ofenduar 2 kushërinjtë.

Po sipas rrëfimit të Ramajt, Hysa e kërcënoi atë me pistoletë duke e drejtuar të hyjë më në brendësi të parcelës me hashash. Hysni Ramaj tha para uniformave blu se ka ecur para, tek rrugica qe hynë për ne parcele qe është rreth 3-4 metra dhe sapo është futur ne parcele ka dëgjuar një të shtënë dhe më pas ka parë Agronin me një pushkë 20-she në dorë, ndërsa Keisi kishte rënë në tokë rreth 2 metra larg tij, të rrugicë që të çonte në parcelë. Pasi janë qetësuar bashkë me Agronin kanë vendosur që ta groposnin Keisin te parcela e hashashit. Me veglat e punës kanë hapur një gropë. Fillimisht e kontrolluan se çfarë kishte me vete Keisi, të cilit i kanë gjetur, një varëse floriri, një orë dore, një çantë supi ku kishte rreth 5.800 euro, si dhe pistoletën që e kishte në dorë, po kështu në xhepa kishte dhe dy telefona të thjeshte të markës Samsung e Nokia.

Të gjitha këto sende ia kanë marrë dhe trupin e pajetë e kanë groposur. Pistoletën e Keisit e kanë hedhur në ferra afër vendit ku kanë hedhur pushkën 20-she të Agronit. Eurot e viktimës i kanë ndarë përgjysmë. Pjesën e vet Hysniu ia ka dhënë një personi që ia ka pasur borxh, ndërsa tek muri i banesës së tij ka futur varësen, orën Rolex të viktimës. Kejsi Hysa u zhduk pa lënë gjurmë më 5 korrik dhe u gjet i pajetë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet 9 ditë më vonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco