Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Përplasen Vokswageni me BMW, hedhin përtej edhe makinën e Policisë, plagoset policja Efektive policie në detyrë, foto ilustruese

Përplasen Vokswageni me BMW, hedhin përtej edhe makinën e Policisë, plagoset policja

14:10, 19/07/2018
A+ Aa A-

Një makinë policie në aksin rrugor Korçë- Devoll është përfshirë në një aksident rrugor ndodhur midis dy mjeteve të tjera; për pasojë, një nga efektivët që ndodheshin në të është lënduar. 

Policia e Korçës njoftoi se më datë 18.07.2018,  në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë, janë përplasur mjetet tip "Volkswagen" me targa KO0456B me drejtues shtetasin Dh.T, banues në Plasë, me mjetin tip "BMW" me targa HBA3137 me drejtues shtetasin A.H, banues në Tiranë.

Nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore, i cili ka qenë i pozicionuar jashtë rrugës. 

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip "Volkswagen" shtetasi Dh.T, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore shtetasja J.K, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ku ndodhen  jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit ka qenë shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, nga ana e drejtuesit të mjetit tip "Volkswagen". Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco