Rrëfehet avokati i dhunuar: Ja kush është urdhëruesi

Rrëfehet avokati i dhunuar: Ja kush është urdhëruesi

11:50, 19/07/2018
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Durrësit kur para gjykatës së këtij qyteti është goditur e dhunuar avokati Ilia Ilia. Ai është goditur dhe rrahur para gjykatës së Durrësit nga dy persona, të cilët i ka identifikuar, njëri prej tyre shofer i prokurorit të Durrësit.

Në një lidhje telefonike me Fax news avokati shprehet se organizatori i kësaj ngjarjeje ka qenë vetë prokurori Arian Ndoja. Ilia tha më tej se me prokurorin Ndoja nuk ka pasur asnjëherë komunikim, pasi ai është një person negativ.

Ilia tregon se gjatë një seance që ka pasur dje ka pasur një konflikt me prokurorin Ndoja, dhe mesa duket ai ka urdhëruar dy personat, që të ushtronin dhunë mbi avokatin

Dy personat që e kanë goditur janë shoqëruar për në komisariat, dhe priten të zbardhen dhe detaje të tjera lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Ilia Ilia është një nga avokatët më të njohur në qytetin e Durrësit, ndërsa ka mbrojtur edhe Lul Berishën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco