Lajmi i fundit

‘La Repubblica’ nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: E pranoi vetë telefonatën me drejtorin e RAI-t

Shqipëria si ‘han pa porta’, kufiri në jug të vendit pa kontroll

Shqipëria si ‘han pa porta’, kufiri në jug të vendit pa kontroll

23:32, 18/07/2018
A+ Aa A-

Nuk dinë të ndalojnë refugjatët që hyjnë në Shqipëri.

Dhjetëra prej tyre kapen çdo ditë nëpër të gjithë vendin, ndërsa nuk dihet numri i atyre që ja dalin të kalojnë Mal të zi, apo edhe vende të tjera.

Nga të dhënat zyrtare të policisë mësohet se të paktën nga 30 refugjatë ndalohen çdo ditë dhe të gjithë përfundojnë në Babrru.

Ata vijnë nga Afrika Veriore dhe zona të tjera në konflikt.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kapur 28 refugjatë të cilët ishin duke tentuar për të kaluar nëpër Shqipëri e më pas në vendet e BE-s.

Tiranë

Më datë 17.07.2018,  nga shërbimet e DVKM, Tiranë, u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë 5 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Më datë 17.07.2018,  nga shërbimet e DVKM, u dërguan në QKPA Babrru Tiranë, 3 shtetas, të cilët kanë hyrë ilegalisht në afërsi të PKK Kakavije, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Durrës

Më datë 17.07.2018, nga patrulla e Policisë së Komisariatit të Policisë Durrës, u dërguan në QKPA, Babrru Tiranë, 5 shtetas, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Gjirokastër

Më datë 17.07.2018, në Gjirokastër, në afërsi të postës së Vjetër të Mullirit, u kapën 8 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia për në Shqipëri, në mënyrë të pa ligjshme. Në përfundim të procedurave shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Shkodër

Më datë 17.07.2018, nga rojet kufitare të Stacionit PKM Bajzë, në vendin e quajtur ”Gryka e shegës”, u kapën dhe dërguan në QKPA Babrru, 7 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm, deri në pritje të dokumentacionit përkatës për kthimin e tyre në vendin e origjinës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco