FOTO/ Humbi jetën në autostradë, miqtë të riut nga Durrësi, mesazhe plot dhimbje

FOTO/ Humbi jetën në autostradë, miqtë të riut nga Durrësi, mesazhe plot dhimbje

21:12, 18/07/2018
A+ Aa A-

Vdekja tragjike në një aksident rrugor e 25-vjeçarit nga Durrësi Xhemal Goga ka lënë të pikëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e të riut.

Goga, i cili humbi jetën ditën e martë në spitalin e Traumës, u përfshi me automjetin e tij në një aksident të trefishtë në autostradën Tiranë-Durrës.

Fatkeqësisht përplasja rezultoi tragjike për 25-vjeçarin.

Humbja e tij e parakohshme ka lënë me lot në sy kolegët e tij, që përmes postimeve në Facebook kanë shprehur dhimbjen e tyre të thellë për Xhemalin.

Madje dikush e krahason edhe me aktorin e njohur hollivudian Paul Walker, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik. Ashtu si Ëalker, Edhe Goga duket se kishte një pasion të veçantë për automjetin e tij.

Dy persona janë vënë në pranga për aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku humbi jetën 25-vjeçari Goga.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco