Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ja ku u vodh makina e autorëve, ngushtohet ‘lista’ e pistave të hetimit

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ja ku u vodh makina e autorëve, ngushtohet ‘lista’ e pistave të hetimit

13:23, 18/07/2018
A+ Aa A-

Makina e autorëve që ekzekutuan çiftin në Shkodër është vjedhur në Kosovë. Hetuesit e zbuluan këtë fakt përmes numrit të shasisë dhe numrit të motorit, ndërsa targat ishin të mbivendosura.

Pronari i saj është marrë në pyetje nga policë të Kosovës, çka u verifikua se vjedhja ishte denoncuar disa ditë para se të ndodhte atentati ndaj Boran Berçanës dhe Silvi Ndocit mëngjesin e së dielës.

Hetuesit po kërkojnë autorin e vjedhjes së mjetit, ndërsa shoqërimet rreth ngjarjes vazhdojnë. Një burim i policisë së Shkodrës tha se hetimet po përparojnë dhe njëra nga pistat kryesore lidhet me aktivitetet e paligjshme të ish-policit Boran Bercana.

Ndërkohë foshnja që i shpëtoi plumbave të automatikut është marrë nga spitali prej familjarëve të Berçanës dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.  Boran Berçana dhe Silvi Ndoci u ekzekutuan me automatik me silenciator.

Autori është afruar ngjitur me xhamat e Benzit dhe ka qëlluar fillimisht ish-policin dhe më pas bashkëjetuesen e tij. Vrasësi nuk ka vepruar i vetëm. Me të ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili priste me makinë.

Ekzekutimi është kryer në orën 1:15 të së dielës, kohë kur burrë e grua bashkë me fëmijën mbërritën te pallati ku banonin në lagjen “Naim Gjylbegu”. Autorët braktisën mjetin duke i vënë flakën në hyrje të qytetit të Shkodrës. Brenda lanë dhe armën e krimit, një automatik scorpions.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kurioz19/07/2018 11:50

Mire qe makina qenka vjedhur ne Kosove, po nga andej nga c'rruge paska arritur te hyj ne Shqiperi?

tomas18/07/2018 14:51

mire qe nuk tha Rama ishte vetvrasje dhe kjo :PPPP

Shto koment

Denonco