Nuk arriti të mbijetojë, vdes edhe Albina 3-vjeçare pas babait dhe motrës

Nuk arriti të mbijetojë, vdes edhe Albina 3-vjeçare pas babait dhe motrës

09:46, 18/07/2018
A+ Aa A-

Rëndohen pasojat e aksidentit tragjik, mëngjesin e së hënës në autostradën gjermane në Dunningen. Pasi ai u mori jetën babë e bijë, shqiptarë nga Kosova, rrëmbeu edhe të tretën, vogëlushen 3-vjeçare që ishte plagosur rëndë.

Valon Memaj 26 vjeç nga komuna e Deçanit dhe vajza e tij 5 vjeçe Luisë Memaj e humbën jetën në vend, kurse vajza tjetër Albina 3 vjeçare u dërgua me shumë plagë në spital. Pasi ajo kreu një operacion, nuk arriti të mbijetojë, trupi i njomë s'i përballoi dot lëndimet  e shumta dhe ajo ndërroi jetë mbrëmë në spitalin universitar të Freiburgut. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale:

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Deçanit!

Të gjithë keni dëgjuar lajmin e kobshëm e tepër të dhimbshëm, për aksidenti e rënd të ndodhur pardje me 16. 07. 18. në Dunningen të Gjermanisë, në rrugën Nr: B 462, pas një aksidenti të rëndë në komunikacion, kanë humbur jetën shoferi i makinës BMW, 26 vjeçari Valon Memaj nga fshati Llukë e Eperme e Deçanit, e bija e tij 5 vjeçe Luisë Memaj.

Edhe Albina e vogël mbrëmë e humbi betejën, nuk iu rezistoi lëndimeve te renda. Tre engjëj do kthehen ne arkivole ne Kosovën nënë. Ngushëllime familjes Memaj . Lutemi qe Zoti i plotfuqishëm ti dërgoj në Xhenet!Amin!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco