Tmerr në avionin me shqiptarë nisur nga Rinasi për Milano, ulje emergjente në Sanzio

Tmerr në avionin me shqiptarë nisur nga Rinasi për Milano, ulje emergjente në Sanzio

08:57, 18/07/2018
A+ Aa A-

Një avion Boeing 737 me pasagjerë të nisur nga aeroporti i Tiranës, është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasditen e së martës në pistën e aeroportit Raffaello Sanziu në Falconara, Itali, me 143 pasagjerë në bord.

Kështu njoftojnë sot  mediat italiane.  Një ulje e papritur ndodhi në aeroportin e Raffaello Sanziu në Falconara. Në orën 18:30, një Boeing 737 i shoqërisë Blue Panorama ka bërë një ulje emergjente për shkak të një dritareje të dëmtuar. Avioni ishte nisur nga Tirana për në Milano Malpensa me 143 pasagjerë në bord.

Sipas hetimeve të para, thyerja e një dritareje bëri që komandanti të devijojë drejtimin duke u ulur në pistën e Sanzio. Pasagjerët u trembën, por nuk pati asnjë të plagosur. Avioni u rinis, por pa udhëtarët që mbetën të gjithë në Ancona./SYRI.NET

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Alo20/07/2018 12:07

    Mbreme avioni blu panorames nga tirana per rome i ores 9 te darkes u shty me mbi 5 ore dhe u nis ne ora 2:50 te mengjesit..skandaloze mbi 100 veta ku kishte gra shtatezana e femije te vegjel qe i lane rrugeve pa asnje sqarim...keto jane raste qe po ti ndjekesh ne gjykata atehere do ta kutpoj kjo kompani se ca i ka bere njerzve

    Alo20/07/2018 01:50

    Blu panorama, Kjo eshte kompania me plere qe egziston...tani shkruaj live nga rinasi ora 2 e nates na kane lene si qente e rrugeve pasi na kane shtyre udhetimin per ne rome me 5 ore e nuk del njeri te jap nje sqarim...ka gra shtatezana e me femije te vegjel ketu...uroj qe ta cojne ne strasburg si rast

    agim18/07/2018 09:08

    VLERESOJENI ! MOS UDHETONI ME BLU PANORAMA

    Shto koment

    Denonco