FOTO/  Policia e Shkodrës aksion blic, sekuestron 3 armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Emrat

FOTO/ Policia e Shkodrës aksion blic, sekuestron 3 armë zjarri dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Emrat

13:32, 17/07/2018
A+ Aa A-

Nga shërbimet operacionale të DVP Shkodër dhe Repartit FNSH Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u arrestuan sot në flagrancë...

Enduel Bajraktari, 29 vjeç, banues në Vau i Dejës

Mirjan Ndoj, 27 vjeç, banues në Vau i Dejës ,

Marisjen Gjoka, 20 vjeç, banues në Vau i Dejës

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e sallës lojërave euro loto, në qytet Vau i Dejës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56 dhe dy pistoleta tip TT.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Enduel Bajraktari u gjet dhe u sekuestrua 500 gram lëndë e narkotike Cannabis Sativa.

Vijojnë hetimet për këto shtetas pasi dyshohen se janë autorë për disa vepra penale të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike?ve” e “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i arme?ve, arme?ve shpe?rthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco