Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ndërtohet identikiti i autorit, ja ku u sigurua makina e krimit

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, ndërtohet identikiti i autorit, ja ku u sigurua makina e krimit

12:06, 17/07/2018
A+ Aa A-

Grupi hetimor i çështjes së vrasjes së dyfishtë në Shkodër, ka sekuestruar pamjet filmike të një biznesi që ndodhej aty pranë ngjarjes, ndërkohë që mister ngelet pista e krimit.

Autori pak pas vrasjes së çiftit është larguat me një mjet “Benz C Class” në drejtim të lagjes “Kiras”. Më pas ai ka marrë drejtimin në Zooteknike, duke u ndalur në zonën e By Pass-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër, ku dhe i ka vënë flakën mjetit, brenda të cilit ishte dhe arma.

Ndonëse nuk dihet ende identiteti i autorit, mësohet se ai është relativisht i gjatë, ndërsa gjatë kohës që kreu krimin mbante një kapele në kokë. Mësohet se mjeti tip “Benz C Class” që u përdor për krimin është vjedhur në Tiranë, ndërsa pjesët e makinës janë marrë në vende të ndryshme dhe mjeti është montuar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që janë shoqëruar 30 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco