‘Ishte bërë shoshë’, zbulohet sa plumba u qëlluan mbi ish-policin

‘Ishte bërë shoshë’, zbulohet sa plumba u qëlluan mbi ish-policin

12:05, 17/07/2018
A+ Aa A-

Kur kanë kaluar 3 ditë nga vrasja makabre në Shkodër, ku mbetën të vdekur Boran Bercana dhe Silvi Ndoci, zbardhen detaje të reja.

Nga raporti i mjekësisë ligjore kanë dalë të dhëna në lidhje me vrasjen.

Sipas ekspertëve, shënjestra e atentatit me armë ka qenë ish-oficeri i krimeve, Bercana.

Ai është qëlluar i pari dhe ka marrë shumicën e plumbave.

21 plumba ka marrë i riu Boran Bërcana dhe 6 plumba kanë qëlluar bashkëjetuesen e tij, Silva Ndoci, duke bërë që të humbin jetën në vend.

Mësohet se autori i vrasjes kishte parkuar makinën para hyrjes së pallatit dhe ka qëlluar me breshëri sapo ka parë shënjestrën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco