VIDEO/ Pas denoncimit publik, Policia ‘tërhiqet’ nga plazhet për të mos ‘trembur’ fëmijët

VIDEO/ Pas denoncimit publik, Policia ‘tërhiqet’ nga plazhet për të mos ‘trembur’ fëmijët

10:48, 17/07/2018
A+ Aa A-

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me video, nëpërmjet edhe një ankesë të një plazhisti, se si Policia ‘patrullonte” me furgon përgjatë rërës së plazhit.

“E identifikuar” si fajtore, megjithëse pamjet e publikuara dje nga ish-kryeministri, nuk kishin ndonjë sqarim ku ishin marrë, Policia e Lezhës ka reaguar sot, duke “u tërhequr”, nga plazhi dhe duke u vendosur në “prapavijë”, bashkë me apelin, për ‘tju drejtuar vetë pushuesit, policisë, në rast shqetësimesh të ndryshme.

Njoftimi i Policisë së Lezhës

Policia e Lezhës dhe Policia e Kufirit, pranë pushuesve, për një sezon turistik sa më të qetë dhe të sigurt.

Për çdo shqetësim e emergjencë, telefononi falas 112, dhe policia do jetë pranë jush.

Në shërbim të çdo qytetari 24h, edhe Stacioni Policor Tale ( Provizor) me numrat 0694108198, 0694106052, 0694103820 dhe 0694114176.

Policia e Lezhës ju uron Pushime të Mbara.

Denoncimi i Sali Berishës një ditë më parë

Narkopolicia tremb femijet ne plazhe me demostrimet e saj!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

"Persh zoti sali berisha nuk po bejm dot plazh po na tremben femijet nga uniformat e policise". SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco