Vrasja e dyfishtë në Shkodër, dalin detaje të reja: Ja lëvizjet e autorit dhe sa herë qëlloi mbi çiftin

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, dalin detaje të reja: Ja lëvizjet e autorit dhe sa herë qëlloi mbi çiftin

08:56, 16/07/2018

Vrasja e dyfishtë në Shkodër, një ditë më parë, pasurohet me detaje të reja.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se gjatë vrasjes së Boran Bërçanës e Silvi Ndocit, autori ka qenë pa maskë kur ka qëlluar për vdekje mbi çiftin.

Gjithashtu, thonë burimet, autori i cili ende nuk është identifikuar, ka mbërritur me mjetin tip “Mercedez Benz”, në lagjen “Naim Gjylbegu në Shkodwer”. Më pas, mjeti është parkuar jashtë rrugicës ku jetonte me qira çifti i bashkëjetuesve dhe ka marrë armën në makinë dhe iu është drejtuar të dy viktimave, nga xhami i shoferit dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në pak sekonda, dhe se autori është siguruar që çifti ka vdekur, ka parë fëmijën në makinë dhe është larguar sërish andej nga ka ardhur, duke hipur në automjetin që po e priste dhe bashkë me drejtuesin e mjetit janë larguar drejt lagjes “Kiras”, ku mësohet se u braktis dhe makina, për t’ju vënë flaka pranë rrugës nacionale Shkodër-Koplik.

Policia e Shkodrës ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë që materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të zbulohen të dhëna lidhur me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Autori ka qëlluar 23 herë drejt çiftit.

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë mëngjesin e djeshëm në një tunel afër pallatit të tyre në Shkodër. Çifti kishte darkuar dhe ngjarja ka ndodhur kur ata po parkonin në makinën e tyre. Çifti kishte me vete edhe fëmijën 2 vjeç që fatmirësisht shpëtoi pa lëndime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment