Policia arreston 6 persona, kishin bllokuar plazhin e Velipojës me 1625 shezllone,

Policia arreston 6 persona, kishin bllokuar plazhin e Velipojës me 1625 shezllone,

23:12, 12/07/2018

Pas lajmit të transmetuar në media lidhur me sekuestrimi i shezllonëve në plazhin e Velipojës, ka reaguar në orët e vona të mbrëmjes edhe Policia e Shkodrës. Në një njoftim të shpërndarë për mediat Policia njofton se u proceduan 6 shtetas për pushtimin e hapësirave publike.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi kishin pushtuar  hapësira publike në bregdet duke vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh pa paguar detyrimet përkatëse dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për aktivitetin e tyre.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Në kuadër të masave për sigurimin e rendit dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për lirimin e hapësirave publike në plazh Velipojë, u sekuestruan shezllone dhe u proceduan 6 shtetas për pushtimin e hapësirave publike.

Në këtë kuadër nga strukturat e D. V. P Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër të mbështetura dhe nga FNSH zhvilluan një operacion për lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen e autoriteteve lokale të cilët ushtronin këtë aktivitet në kundërshtim me ligjin duke mos paguar taksat dhe tatimet, është bërë zhbllokimi i hapësirave publike në plazhin Velipojë duke u sekuestruar 1625 shezllone në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni të përbashkët u proceduan dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:

B. 50 vjeç, P. Gj. 44 vjeç, L. M. 47 vjeç, V. M. 31 vjeç, E. M. 24 vjeç, N. M. 61 vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi janë konstatuar se kishin pushtuar  hapesira publike në bregdet duke vendosur një numër të konsiderueshëm shezllonesh pa paguar detyrimet përkatëse dhe pa u paisur me dokumentacionin përkatës për aktivitetin e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të tyre për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” si dhe ”Pushtimi i tokës”, parashikuar nga nenet 180, 181 dhe 200 të Kodit Penal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment