Shqiptari hero/ Shpëton nga vdekja italianin që u hodh nga ura

Shqiptari hero/ Shpëton nga vdekja italianin që u hodh nga ura

21:11, 11/07/2018
A+ Aa A-

Një shqiptar është kthyer në hero në qytetin e Firences, pasi ka i ka shpëtuar jetën një të moshuari.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 16:30 minuta, kur një i moshuar italian, 86 vjeç ishte hedhur nga ura e San Nikolos në Firence në ujërat e lumit Arno.

Skena është parë e gjitha nga një shqiptar 42 vjeç, shurdhmemec i cili po udhëtonte në makinë, së bashku me një grua shqiptare edhe ajo shurdhmemece.

Sapo ka parë të moshuarin që ka rënë në lum, shqiptari kishte ndaluar makinën dhe është hedhur në ujërat e Arno-s, shkruan SYRI.net.

Ai e ka shpëtuar të moshuarin, duke e nxjerrë në breg. Me shpejtësi në vendin e ngjarjes ka mbërritur një patrullë policie dhe një autoambulancë.

I moshuari mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shqiptari është falënderuar duke u kthyer në heroin e ditës në Firence.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco