Makina përplas për vdekje një 12-vjeçare në Kavajë

Makina përplas për vdekje një 12-vjeçare në Kavajë

14:59, 23/06/2018
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kavajë.

Një makinë ka përplasur një vajzë 12 vjeçe duke i marrë jetën.

Sipas Policisë së Tiranës njarja e rëndë ka ndodhur tek mbikalimi në Kavajë.

Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:

Më datë 23.06.2018, rreth orës 11:30 tek mbikalimi në Kavajë, mjeti me targë AA396HJ, me drejtuese shtetasen M. J., ka aksidentuar fëmijën e mitur SH. T.,12 vjeçe, e cila ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Drejtuesja e mjetit, shtetasia M. J., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco