Kërkohej nga Italia, por kapet në Tiranë. Ja emri i të dënuarit

Kërkohej nga Italia, por kapet në Tiranë. Ja emri i të dënuarit

08:50, 23/06/2018
A+ Aa A-

Ishte i dënuar në Itali me 4 vite burg, por në Tiranë rrinte i lirë.

Marko Hidri, 47 vjeç është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Burime nga policia thanë se Hidri ishte i dënuar si pjesëtar i një organizate kriminale që kishte si qëllim shfrytëzimin e femrave për prostitucionin.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane  për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar :

Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit.

Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco