Punë ka por duhen profesionistë, 100 të burgosur punësohen në një fasoneri

Punë ka por duhen profesionistë, 100 të burgosur punësohen në një fasoneri

22:43, 22/06/2018
A+ Aa A-

Rreth 100 të burgosur në qendrën e vuajtjes së dënimit në Berat, kanë një mundësi punësimi. Këtë mundësi e siguron hapja e një rrobaqepësie ku prodhohen çanta për një biznes privat. Në kuadër të nismës për nxitjen e punësimit të burgosurve, janë punësuar rreth 100 të burgosur.

Në ceremoninë e inaugurimit të rrobaqepësisë mori pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Tani Gogu, i cili tha se kjo nisëm ka për qëllim, rehabilitimin e të burgosurve për ti përgatitur ata që pas vuajtjes së dënimit të jenë pjesë e tregut të punës.

Të burgosurit me herët i janë nënshtruar një kursi rrobaqepësie, ndërsa tani ata mund të punojnë për të prodhuar çanta për një biznes privat.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    KUBIKU23/06/2018 01:58

    Kjo pune eshte me para apo pune argati, se kjo pune ne biznese edhe nuk po paguhet mire, lereni se c;thote rameziu. Po te ardhurat e punes se tyre kush i merr, po te denuarve aju jepet rroga, kete le te na e thone. Pastaj pune ka, por s;ka specialiste,,,Na mbyti puna madhe me fjalet e Km qe genjen nga mengjezi deri ne darke.

    Shto koment

    Denonco