Përleshje shqiptarësh në Greqi, 1 në gjendje të rëndë

Përleshje shqiptarësh në Greqi, 1 në gjendje të rëndë

18:25, 22/06/2018
A+ Aa A-

Një sherr mes shqiptarëve ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Paros, Greqi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, në sherr janë përfshirë tre shqiptarë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Kjo për faktin se ai është qëlluar me sende të forta në kokë.

Shqiptari është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim dy shqiptarët e tjerë, por dyshohet se ata kanë ardhur në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco